Lajmi i fundit

LIVE/ Kuvendi i Shqipërisë në seancë plenare

Në mars luan ndaj Shqipërisë, Polonia do legjendën e Liverpoolit për stolin

Në mars luan ndaj Shqipërisë, Polonia do legjendën e Liverpoolit për stolin

18:42, 11/01/2023

I lirë që nga shkarkimi i tij nga Aston Villa tetorin e kaluar , Steven Gerrard tashmë mund të gjej një skuadër të re për të drejtuar.

Ish-lojtari i Liverpool-it është ndër kandidatët për postin e trajnerit të Polonisë , i mbetur bosh që nga përfundimi i kontratës së Czeslaw Michniewicz në fund të Kupës së Botës.

Është prestigjiozja “The Sun” që zbuloi lajmin për Gerrard tek Polonia ndërsa vlen të theksohet se polakët janë në të njëjtin grup kualifikues me Shqipërinë për eliminatoret e Euro 2024.

Ndeshja e parë mes palëve është projektuar të luhet në Poloni më datë 27 mars, teksa në ndryshim nga hera e fundit, të dyja kombëtaret do të zbresin me trajnerë të rinj pasi edhe te Shqipëria vetëm para pak ditëve, u emërua braziliani Sylvinho që pasoi Edy Rejën.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco