Lajmi i fundit

ÇIM PEKA LIVE/ Anglezët: Na kanë humbur provat për Berishën

Ronaldo takon të riun me aftësi të kufizuara që recitoi Kuranin në ceremoninë hapëse të Kupës së Botës

Ronaldo takon të riun me aftësi të kufizuara që recitoi Kuranin në ceremoninë hapëse të Kupës së Botës

13:56, 08/01/2023

Një nga futbollistët më të mëdhenj të të gjitha kohërave, Cristiano Ronaldo, u takua me YouTuber-in e famshëm nga Katari, Ghanim Al-Muftah, 20 vjeç, i cili tërhoqi vëmendjen duke recituar Kuranin në ceremoninë e hapjes së Kupës së Botës së fundit në Katar.

Al-Mufta ka lindur në Doha të Katarit me sindromën e regresionit kaudal, një sëmundje që ndikon në zhvillimin e shtyllës kurrizore të poshtme dhe gjymtyrëve të poshtme, duke e detyruar atë të luftojë dhe të jetojë pa këmbë.

Megjithatë, kjo nuk e pengoi atë që në moshën 15-vjeçare të bëhej sipërmarrësi më i ri në Katar.

 

 

 

Mjekët i thanë se ndoshta do të vdiste para se të mbushte 15 vjeç, por ai arriti ta kalojë këtë sfidë duke u dhënë kështu shpresë të gjithë personave me aftësi të kufizuara.

Ai performoi edhe në ceremoninë e hapjes së Kupës së Botës me Morgan Freeman kur recitoi një varg nga Kurani, ndërsa tani më në fund takoi Cristiano Ronaldon dhe ndau detajet e takimit të tyre në rrjetet sociale.

 

 

Cristiano Ronaldo nuk ishte në fushë për ndeshjen në të cilën Al-Nassr-i i tij arriti një fitore ndaj Al Tai me rezultat 2-0, dhe ai do të humbasë ndeshjen e radhës për shkak të një pezullimi prej dy ndeshjesh në Angli që u transferua edhe në Arabia Saudite.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco