Ten Hag mbetet te Manchester United: Drejtuesit më takuan në Ibiza, më konfirmuan

Ten Hag mbetet te Manchester United: Drejtuesit më takuan në Ibiza, më konfirmuan

21:14, 17/06/2024
A+ Aa A-

 

Telenovela ka mbaruar. Erik Ten Hag ka konfirmuar se do të mbetet te Manchester United. Në një intervistë për “NOS”, trajneri holandez zbuloi se drejtuesit e klubit erdhën qëllimisht për ta takuar gjatë pushimeve për ta informuar se do të vazhdojë të jetë në komandën teknike të Djajve të Kuq.

“Drejtori i klubit erdhi tek unë kur isha me pushime në Ibiza. Ata u shfaqën papritmas në derën time dhe më thanë se donin të vazhdonin me mua,” tha Ten Hag për shtypin holandez.

Nën drejtimin e Ten Hag, Manchester United e përfundoi Premier League në vendin e 8-të, por arriti ta mbyllë sezonin me një trofe: FA Cup.

“Ishte një kohë dinamike. Nuk ka pasur asnjë moment të mërzitshëm”, kujton trajneri 54-vjeçar.

Megjithatë, Ten Hag konfirmoi se Manchester United ka kërkuar për një trajner tjetër:

“Ashtu si me çdo klub, është e arsyeshme të bëhet një vlerësim dhe kjo është ajo që bëri Manchester United. Më thanë, në fakt, se kanë folur me trajnerë të tjerë. Në Holandë, kjo nuk lejohet, ndalohet biseda me trajnerë të tjerë kur ke ende një trajner në detyrë”.

Për një rinovim të mundshëm të kontratës, e cila përfundon në verën e vitit 2025, Ten Hag pranon se ka biseda për këtë temë: “Kemi pasur biseda të mira mes nesh, janë diskutuar disa tema. Përfundimi është se ne do të vazhdojmë së bashku. Ne duhet të arrijmë një marrëveshje për këtë.”

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco