Sllovakia bën surprizën e madhe, sistemi VAR 'anullon' fitoren e Belgjikës

Sllovakia bën surprizën e madhe, sistemi VAR 'anullon' fitoren e Belgjikës

19:58, 17/06/2024
A+ Aa A-

Pritej një fitore e madhe e belgëve, mirëpo sfida ka nisur totalisht keq. Sllovakia bëri surprizën e madhe në Europian, duke mposhtur minimalisht Belgjikën pretendente, në ndeshjen e vlefshme për Grupin E.

Një gol i shënuar nga Schranz në minutën e 7-të, i dha tre pikët sllovakëve në Euro 2024.

Belgët ishin të pafat në këtë përballje, pasi panë t’iu anulohen dy gola nga VAR-i. Lukaku barazoi shifrat në minutën e 56-të, pas disa rasteve të shpërdoruara, por goli u anulua për pozicion jashtë loje.

Sulmuesi shënoi edhe në minutën e 86-të, por edhe këtë herë teknologjia e anuloi, për prekje me dorë gjatë aksionit nga Openda.

Kështu, Belgjika e nis malore rrugëtimin në Euro 2024, ndërsa Sllovakia mban vendin e dytë me 3 pikë, aq sa edhe Rumania.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco