'Gjelat' nisin rrugëtimin në Euro 2024, publikohen formacionet e sfidës Austri-Francë

'Gjelat' nisin rrugëtimin në Euro 2024, publikohen formacionet e sfidës Austri-Francë

20:21, 17/06/2024
A+ Aa A-

 

 “Gjelat” e Francës nisin mbrëmjen e kësaj të hëne aventurën e tyre evropiane, teksa në “Merkur-Spiel Arena” të Dyseldorfit do të përballen, me përfaqëusesen e Austrisë, në sfidën e dytë të xhiros së parë, të Grupit E, të Kampionatit Evropian të futbollit.

Sa i përket formacioneve, tekniku Ralf Rangnick i ka rreshtuar djemtë e tij me formulën 4-2-3-1, ku në portë është vendosur Pentz e para tij në mbrojtje Mëene, Ëober, Danso e Posch. Më të tërhequr në mesfushë janë Seiëald e Sabitzer, ndërsa Laimer, Grillitsch e Baumgartner vendosen pas “bomberit” të vetëm, Michael Gregoritsch.

Image

Në krahun tjetër, tekniku Didier Deschamps ka vendosur të përdorë rreshtimin e zakonshëm 4-3-3, për “Gjelat” e tij, ku mes shtyllave do të qëndrojë “gardiani”, Mike Maignan. Në krahët e mbrojtjes janë Theo Hernandez e Kounde, me qendrën që mbulohet nga Saliba e Upamecano. “Dirigjimi” i lojës në mesfushë i është besuar treshes Rabiot-Kante-Griezmann, ndërsa “tridenti” i sulmit plotësohet nga Marcus Thuram, Ousmane Demebele dhe “ylli” i tyre, Kylian Mbappe. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco