Gjykata e Arbitrazhit për Sport përmbys vendimet e KOKSH në favor të Federatës Shqiptare të Futbollit

Gjykata e Arbitrazhit për Sport përmbys vendimet e KOKSH në favor të Federatës Shqiptare të Futbollit

21:08, 17/06/2024
A+ Aa A-

 

Gjykata e Arbitrazhit për Sport (CAS) ka vendosur në favor të Federatës Shqiptare të Futbollit (FSHF), duke përmbysur vendimet e marra gjatë Asamblesë së Jashtëzakonshme të Komitetit Olimpik Kombëtar të Shqipërisë (KOKSH) të mbajtur më 10 janar 2021.

Pikat Kryesore të Vendimit:

1. Vendimet e Asamblesë së KOKSH shpallen të pavlefshme: CAS ka shpallur të pavlefshme vendimet e marra në Asamblenë e Jashtëzakonshme të KOKSH e cila kishte miratuar statutin e ri. Kjo përfshin ndryshimet në statutin e KOKSH shkarkimin e Presidentit dhe zgjedhjen e anëtarëve të rinj të komisionit të verifikimit.

2. Parregullsi Procedurale: CAS konstatoi se KOKSH nuk njoftoi siç duhet FSHF-në për asamblenë dhe lejoi pjesëmarrjen dhe votimin e personave që nuk ishin anëtarë. Këto veprime shkelën procedurat e përcaktuara dhe të drejtat e FSHF-së si federatë anëtare.

3. Mbrojtja e të drejtatve të FSHF-së: Duke përmbysur vendimet e asamblesë, CAS ka vendosur në vend të drejtat e FSHF-së për të marrë pjesë dhe për t’u njoftuar rregullisht për asambletë e KOKSH, duke siguruar përfaqësim dhe vendimmarrje të drejtë.

4. Rimbursim Financiar: KOKSH është urdhëruar të paguajë 4,000 CHF për shpenzimet ligjore të FSHF-së dhe të mbulojë 90% të kostove të arbitrazhit, duke reflektuar rëndësinë e shkeljeve procedurale.

FSHF është e kënaqur me vendimin e Gjykatës së Arbitrazhit për Sport, i cili korrigjon problemet thelbësore të anëtarësisë së KOKSH. Ky vendim është një hap i rëndësishëm drejt ruajtjes së integritetit dhe drejtësisë në qeverisjen e sportit në Shqipëri si dhe thekson faktin se si pasojë e tij, të gjitha asamblet e KOKSH të zhvilluara pas datës 10 janar 2021 , perfshirë edhe zgjedhjen e Presidentit dhe Komitetit Ekzekutiv aktual janë absolutisht të pavlefshme.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco