Zyrtare/ Federata Franceze e Futbollit merr vendim për të ardhmen e trajnerit Didier Deschamps

Zyrtare/ Federata Franceze e Futbollit merr vendim për të ardhmen e trajnerit Didier Deschamps

11:50, 07/01/2023

Didier Deschamps do të vijojë punën në krye të Kombëtares së Francës. Trajneri i "Gjelave" ka nënshkruar kontratë të re me Federatën, deri në vitin 2026.

 “Federata Franceze e Futbollit dhe Noel Le Graet, presidenti i saj, janë të lumtur të njoftojnë zgjatjen e bashkëpunimit me Didier Deschamps në krye të ekipit francez deri në qershor 2026. (…) Guy Stephan, zëvendës i Didier Deschamps, Franck Raviot, trajneri i portierëve , dhe Cyril Moine, trajneri fizik, gjithashtu do të vazhdojnë misionin në ekipin francez ”, thuhet në njoftimin e Federatës Franceze të Futbollit.

Deschamps ka arritur të fitojë Kupën e Botës 2018 me Francën , teksa në Katar 2022 ai së bashku me lojtarët e skuadrës së “Gjelave” shkuan deri në finale , por u mposhtën nga Argjentina pas goditjeve të penalltive. Për këtë arsye, Federata ka shprehur besim të plotë te Deschamps, duke i dorëzuar kështu sërish çelësat e kombëtares.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco