Zëvendësuesi i CR7 te Man United mund të vijë nga Al Nassr

Zëvendësuesi i CR7 te Man United mund të vijë nga Al Nassr

11:32, 07/01/2023

Duket e habitshme, por zëvendësuesi i Cristiano Ronaldos tek Manchester United mund të vijë nga radhët e klubit të ri të sulmuesi portugez. Sipas raportimeve nga Talksport , Djajtë e Kuq në fakt kanë vendosur të transferojnë Vincent Aboubakar, një sulmues 30-vjeçar që luan në klubin saudit të CR7 dhe që së shpejti mund të kalojë në Premier League.

United thuhet se ka arritur një marrëveshje me klubin e Al-Nassr për të nënshkruar me Aboubakar në formë huazimi.

Aboubakar, i cili më parë ka luajtur për Porton dhe Besiktas, ka kaluar 18 muajt e fundit te Al-Nassr. Në 39 ndeshje në të gjitha kompeticionet, sulmuesi kamerunas ka shënuar 13 gola, duke përfshirë katër gola në 12 ndeshje deri më tani këtë sezon.

ImageImage

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco