Ndjek hapat e babait të tij/ Djali i David Beckham nënshkruan me klubin ku luan portieri i Kombëtares shqiptare

Ndjek hapat e babait të tij/ Djali i David Beckham nënshkruan me klubin ku luan portieri i Kombëtares shqiptare

11:11, 07/01/2023

Edhe pse babai i tij konsiderohet si një nga legjendat më të mëdha të Manchester United, Romeo Beckham ka qenë fans i Arsenalit që kur ishte fëmijë. Në moshën 12-vjeçare, dëshira e tij e madhe u realizua, pasi “Topçinjtë e ftuan në akademinë e tyre, por - ashtu si vëllai i tij i madh Brooklyn - e ndan rrugët me klubin anglez pas vetëm një sezoni. Pas kësaj, Romeo i “vari këpucët e futbollit në gozhdë” për gjashtë vjet. Ai iu rikthye futbollit të luajtur vetëm vitin e kaluar kur iu bashkua radhëve të Inter Miami, klub në të cilin babai i tij është pronar.

Në dy sezonet e fundit ka luajtur për ekipin e dytë të Majamit dhe ka marrë disa mundësi me ekipin e parë në ndeshje miqësore. Mesa duket, gjatë kësaj kohe ai ka avancuar shumë në aspektin  personal aq sa anglezët Brentford e afruan në radhët e tyre në formë huazimi deri në fund të sezonit. 20-vjeçari Beckham ka kohë që po stërvitet me skuadrën e vendit të nëntë në Premier League, pasi sezoni i MLS përfundoi në nëntor.

"Që kur u bashkua me ne,  kemi qenë vërtet të impresionuar me të. Ai është integruar jashtëzakonisht mirë në ekip. Ai është bërë një pjesë e rëndësishme e ekipit dhe dhomës së zhveshjes. Sjellja e tij brenda dhe jashtë fushës meriton notat më të larta" tha trajneri i ekipit të dytë të Brentford, Neil MacFarlane.

 

 

 

Romeo Beckham tërhoqi vëmendjen e botës së futbollit verën e kaluar kur mori disa minuta në një ndeshje miqësore mes Inter Miami dhe Barcelonës. Ai duhet të bindë drejtuesit e Brentfordit, ku luan edhe portieri kombëtares shqiptare, Thomas Strakosha kryesisht me qëndrimin e tij. Me rastin e lajmërimit të transferimit (të përkohshëm), Beckham shkroi në Instagram: “Fillim emocionues i vitit të ri, mezi pres sfidat e radhës”.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco