Dy portierë të dëmtuar, ish-klubi i Rei Manajt shfaq interes për Etrit Berishën

Dy portierë të dëmtuar, ish-klubi i Rei Manajt shfaq interes për Etrit Berishën

10:50, 07/01/2023

Merkato e janarit pritet të sjellë ndryshim të ambientit për disa nga futbollistët e Kombëtares shqiptare. Një prej atyre që pritet të ndryshojë skuadër, është edhe Etrit Berisha, i cili ndjehet i zhgënjyer nga sjellja e stafit teknik dhe klubit të Torinos, pasi nuk është aktivizuar në asnjë ndeshje dhe për këtë arsye po mendon largimin.

Interes për gardianin kuqezi ka shfaqur klubi i Spezia-s, që nuk ka portieri në dispozicion, pasi Zoet dhe Dragoëski janë të dëmtuar.

Sipas Tuttosport, zgjedhja më e mirë për drejtuesit e Spezias është Berisha, që ofron eksperiencë të mjaftueshme mes shtyllave për shkak se prej vitesh portieri është pjesë e Serie A duke koleksionuar paraqitje me Atalantën, Lazion, SPAL e së fundmi Torinon.

Sa i takon Spezias, edhe në këtë sezon objektivi i skuadrës është mbijetesa teksa aktualisht skuadra renditet në vendin e 17-të me 14 pikë.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco