Ronaldo dikton merkaton e Al Nassr, kërkon të bashkohet me lojtarin e Juventusit

Ronaldo dikton merkaton e Al Nassr, kërkon të bashkohet me lojtarin e Juventusit

21:00, 06/01/2023

E ardhmja e Juan Cuadrados mund të jetë jo vetëm larg Juventusit, por edhe larg Europës. Kolumbiani mund të jetë emri tjetër i madh që do t’i bashkohet arabëve të Al Naasr pas transferimit të Cristiano Ronaldos.

Ka qenë pikërisht pesë herë fituesi i “Topit të Artë” që i ka sugjeruar drejtuesve të Al Nassr të afrojnë mbrojtësin kolumbian. Një ide që është pëlqyer nga arabët dhe mund të përfitojnë nga situata e Cuadrados dhe ta afrojnë në fundin e sezonit.

Juan Cuadrado është në skadencë kontrate me Juventusin dhe në verë pritet të jetë një lojtarë i lirë. Sa i përket rinovimit të kontratës, asnjë nga palët nuk ka bërë hapa për të zgjatur marrëveshjen dhe kolumbiani po bëhet gati për një aventurë të re.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco