Dy portierë të dëmtuar, ish-skuadra e Manaj kërkon Berishën

Dy portierë të dëmtuar, ish-skuadra e Manaj kërkon Berishën

18:56, 06/01/2023

 

Një nga lojtarët e kombëtares që pritet të ndryshojë ambient në merkaton e janarit është Etrit Berisha. Gardiani i Shqipërisë është në kuotën e zero minutave këtë sezon me Torinon dhe ndjehet i zhgënjyer nga sjellja e stafit teknik dhe klubit “Granata”.

Ndaj, 33-vjeçari është duke studiuar mundësitë që ofron merkato dhe së fundmi një alternativë është paraqitur. Spezia është në “gjurmët” e Berishës duke qenë se aktualisht ish-skuadrës së Rey Manajt i janë dëmtuar dy portierët Zoet dhe Dragowski.

Sipas Tuttosport, zgjedhja më e mirë për drejtuesit e Spezias është Berisha, që ofron eksperiencë të mjaftueshme mes shtyllave për shkak se prej vitesh portieri është pjesë e Serie A duke koleksionuar paraqitje me Atalantën, Lazion, SPAL e së fundmi Torinon. Sa i takon Spezias, edhe në këtë sezon objektivi i skuadrës është mbijetesa teksa aktualisht skuadra renditet në vendin e 17-të me 14 pikë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco