Conte merr vendimin e papritur pas vdekjes së Viallit

Conte merr vendimin e papritur pas vdekjes së Viallit

18:42, 06/01/2023

Futbolli italian, por jo vetëm, është në zi pasi Gianluca Vialli u nda nga jeta në moshën 58-vjeçare teksa ishte i shtruar në një spital të Londrës për shkak të një sëmundje të keqe.

Mesazhet për ish-kapitenin e Juventusit vijnë nga të gjitha anët, ndërsa edhe trajneri i Tottenham, Antonio Conte, ka gjetur mënyrën për të respektuar figurën e Viallit.

Ditën e premte ishte parashikuar konferenca për shtyp e trajnerit italian pasi Tottenham zbret në fushë të shtunën për ndeshjen e FA Cup ndaj Portsmouth, mirëpo Conte vendosi të mos flasë para medias.

Në vendin e tij, do të jetë zëvendëstrajneri i Spurs-ave, Christian Stellini, i cili do të prezantojë situatën në kampin londinez para përballjes me Portsmouth.

Kujtojmë se Antonio Conte dhe Gianluca Vialli kanë qenë shokë skuadre te Juventusi duke luajtur për pesë vite së bashku, ndërsa fituan Kupën UEFA, një titulli në Serie A, një Kupë Italie dhe më të rëndësishmen, Champions League në sezonin 1995-1996.

Edhe sot e kësaj dite, Vialli mbetet ende kapiteni i fundit i Juventus që ngriti lart trofeun e Champions League.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco