Kërkohet me ngulm nga skuadra angleze, por McKennie ka tjetër plan

Kërkohet me ngulm nga skuadra angleze, por McKennie ka tjetër plan

09:02, 06/01/2023

E ardhmja e Weston McKennie është ende në pikëpyetje, me mesfushorin e Juventus që mund të largohet në drejtim të një ekipi të ri.

Nga mediet italiane raportohet se “Zonja e Vjetër” e vlerëson kartonin e amerikanit plot 30 milionë euro dhe nuk pranon asnjë ofertë më të ulët se kjo shifër.

Ndër klubet që ka shfaqur interes të lartë për McKennie është Bournemouth, me anglezët që duket se janë të gatshëm për të paguar shumën e kërkuar për mesfushorin.

Megjithatë amerikani nga ana e tij nuk e dëshiron këtë lëvizje dhe është duke shpresuar për propozime të tjera, kryesisht nga Borussia Dortmund, por gjermanët ndonëse janë të interesuar për të ende nuk kanë bërë një propozim.

Ndërsa tjetër klub që ka shfaqur interes për mesfushorin e Juventus është edhe Aston Villa, por edhe nga kjo e fundit ende nuk bëhet me dije një propozim i bërë në drejtim të italianëve të “Zonjës së Vjetër”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco