Real Madrid beson se do ta fitojë garën për Bellingham

Real Madrid beson se do ta fitojë garën për Bellingham

21:35, 05/01/2023

Real Madridi është i bindur se do ta fitojë garën për t’i siguruar shërbimet e Jude Bellingham.

Lajmin e ka bërë të ditur tabloidi anglez, The Independent, sipas të cilit përfaqësuesit e Los Blancosn besojnë se do të triumfojnë ndaj klubeve tjera për yllin e Borussia Dortmundit.

Liverpooli është ndër klubet më të interesuara për mesfushorin, i cili pritet të largohet nga BVB në afatin kalimtar veror.

Redsat e kanë udhëhequr garën për nënshkrimin e 19-vjeçarit, por tash thuhet se kanë mbetur prapa.

Sidomos kur në garë është përfshirë kampioni i La Ligas dhe fituesi i Ligës së Kampionëve, Real Madrid, që i dëshiron shërbimet e futbollistit anglez për sezonin e ardhshëm. 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco