Messi nuk do jetë në ndeshjen e Kupës së Francës, ja kur i rikthehet fushës

Messi nuk do jetë në ndeshjen e Kupës së Francës, ja kur i rikthehet fushës

21:27, 05/01/2023

Lionel Messi do të pushojë për ndeshjen e Kupës së Francës, të cilën do ta zhvillojë Paris Saint-Germaini ndaj ekipit të divizionit të tretë francez, Chateauroux.

Këtë e ka bërë të ditur trajneri Christophe Galtier ditën e sotme.

Ylli argjentinas, i cili e ngriti lart trofeun e Kupës së Botës me 18 dhjetor në “Lusail Stadium” në Katar, mori pjesë në seancat e fundit stërvitore të parisienëve, por Galtier thotë se 35 vjeçari ka nevojë edhe për pak kohë për të qenë i gatshëm të luajë në ndeshje garuese.

“Ai e kishte një Botëror fantastik. Shkoi në atdhe për të festuar dhe për të pushuar me familjen e tij në shtëpi”, deklaroi Galtier para ndeshjes së të premtes.

“Ai nuk do të luajë nesër. Pasi diskutova me të, duam të jetë i gatshëm për ndeshjen e ardhshme (kundër Angers në Ligue 1)”, vazhdoi Galtier.

PSG-ja u mposht nga RC Lens të dielën, 1:3 ndërsa në Kupë do të jetë pa treshen “vrasëse” të sulmit, Messi – Mbappe – Neymar. 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco