Skandali i racizmit në Serie A/ E pëson Lazio, rrezikon edhe Napoli

Skandali i racizmit në Serie A/ E pëson Lazio, rrezikon edhe Napoli

21:04, 05/01/2023

Ndeshja mes Lecces dhe Lazios në Serinë A ka kthyer dje skenat e turpshme të koreve raciste.

Samuel Umtiti dhe Lamek Banda të Lecces ishin viktima të ulërimave dhe koreve raciste të tifozëve të Lazios, gjë që ka sjellë hetim dhe masa disiplinore ndaj klubit bardhekaltër.

Organet e drejtësisë sportive kanë bërë të ditur se kanë mbyllur tribunën “Curva Nord” në ndeshjen e radhës që Lazio luan në shtëpi, si dënim për sjelljen e grupeve të organizuara të tifozëve të cilët ishin të pranishëm në stadiumin e Lecces gjatë ndeshjes që bardhekaltrit humbën me shifrat 2-1.

Në shpjegimin e këtij dënimi theksohej se të tre delegatët e pranishëm në stadium dëgjonin qartësisht thuajse të gjithë tifozët lacialë të pranishëm të lëshonin kore të tilla raciste kundër futbollistëve të Lecces.

Situatë që kishte çuar edhe në ndërprerjen e ndeshjes për disa minuta me folësin e stadiumit që kishte paralajmëruar për masa të ashpra ndaj atyre që përsëritnin gjeste të tilla.

Ndërkohë, bëhet e ditur se ka nisur hetimi edhe ndaj ultrasve të Napolit të pranishëm në “San Siro” për ndeshjen ndaj Interit, pasi ata kishin shenjëstruar me thirrje raciste Romelu Lukakun gjatë ndeshjes së të mërkurës. Megjithatë, në rastin konkret po zhvillohen hetime më të hollësishme pasi në teori, nuk duhej të kishte tifozë udhëtues në këtë ndeshje e cila vlerësohej si e “rrezikshmërisë së lartë”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco