Lajmi i fundit

LIVE/ Strukturat e PD takim në Bulqizë

Klopp lavdëron Nunezin pavarësisht rasteve të humbura: Ai më kujton Lewandowskin

Klopp lavdëron Nunezin pavarësisht rasteve të humbura: Ai më kujton Lewandowskin

20:37, 30/12/2022

Me rikthimin e futbollit për klube, Darvin Nunez iu rikthye ndeshjeve shumë të këqija dhe humbjeve të rasteve dhe kundër Aston Vilës humbi katër raste të mëdha.

Megjithatë, trajneri i Liverpool-it, Jurgen Klopp, nuk është shumë i shqetësuar dhe flet vetëm pozitivisht për Nunezin.

Gjermani shkoi aq larg sa e krahasoi uruguaianin me Robert Lewandowski.

"Sinqerisht, Nunez më kujton Lewandowskin. Kur e solla te Borussia nga Lech në 2010, ai nuk mundi nuk arrinte të finalizonte asnjë gjuajtje në stërvitje. Kishim baste me nga 10 euro ‘nëse shënon më shumë se 10 herë unë do të jap ty 10 euro, nëse nuk shënon, duhet të mi japësh ti’. Xhepi im ishte i mbushur plot para”, tha Klopp.

Klopp shpjegoi se çfarë i duhet Nunez për të filluar të godasë.

“Çështja është të qëndrosh i qetë. Ai ka potencial, kjo është e qartë, ai vetëm duhet të ruajë qetësinë e tij. Kur pati një shans të dytë kundër Aston Villa, ai mund të kishte afruar pak më afër. Jam i sigurt se do të reagojë ndryshe herën tjetër që e gjen veten në një mundësi të tillë. Lewandowski bëri të njëjtën gjë”, tha Klopp.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco