Lajm i trishtë nga Franca, vritet me armë sulmuesi 22-vjeçar

Lajm i trishtë nga Franca, vritet me armë sulmuesi 22-vjeçar

15:35, 24/12/2022

Një lajm tragjik nga Franca! Sulmuesi i Aubagne, Adel Santana Mendi ka humbur jetën sot në rrethana tragjike. 22-vjeçari,ishte një produkt  i rritur në akademinë e Marsejës.

Siç raporton “La Provence”, futbollisti i skuadrës që luan në National 2, kampionat francez i kategorisë së 4-të, është qëlluar për vdekje më armë në orët e para të së shtunës. Ngjarja ka ndodhur pranë vendit të ashtu quajtur rrethi i 14-të, në Marsejë. Në lidhje me këtë ngjarje nga reaguar edhe klubi i Aubagne:

“Ai do të lërë një boshllëk të madh dhe do të mbetet përgjithmonë njëri prej nesh. Të gjitha mendimet dhe ngushëllimet tona shkojnë për familjen e tij”, shkroi Aubagne në rrjetet sociale.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco