1 milion euro për mantelin, Messi merr ofertën e pabesueshme

1 milion euro për mantelin, Messi merr ofertën e pabesueshme

14:39, 24/12/2022

Në momentin e dorëzimit të trofeut të Kupës së Botës pas fitores së Argjentinës ndaj Francës në finale, Lionel Messit iu ofrua një pelerinë tradicionale arabe, që vishet në raste të rëndësishme, simbol i nderit dhe respektit.

Messi lejoi Sheikh Tamim bin Hamad Al Thanin t’i hidhte në sup mantelin përpara se “Pleshti” të merrte trofenë e Kupës së Botës nga presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino.

Ahmed Al Barwani, një avokat nga Omani, i ka ofruar “Pleshtit” deri në një milion euro për këtë tunikë.

“Miku im, Messi, të përgëzoj për fitoren. Po të ofroj një milion dollarë për të ma dhënë atë mantel,” i shkroi ai shtatë herë fituesit të Topit të Artë përmes Twitterit. Në një intervistë për “The National”, avokati shprehu krenarinë e tij që e pa botën arabe të ekspozuar kaq pozitivisht:

“Ky turne ka qenë një burim krenarie dhe ka nxjerrë në pah fakte të rëndësishme dhe se arabët janë të bashkuar.”

Avokati në fjalë dëshiron ta ketë këtë veshje, por jo ta veshë:

“Do të shfaqet për të përkujtuar këtë moment krenarie dhe për të na ndihmuar ta ringjallim atë, si dhe për të na kujtuar se mund të bëjmë gjithçka. Isha në stadium për ta përjetuar “live” momentin kur emiri i Katarit i dha Messit këtë mantel”, thotë Al Barwani.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco