Ndërron jetë ish-kampionia e basketbollit, Hyrmete Gjeta

Ndërron jetë ish-kampionia e basketbollit, Hyrmete Gjeta

14:15, 24/12/2022

Ka ndërruar jetë në moshën 69-vjeçare ish-basketbollistja e njohur, Hyrmete Gjeta.

Gjeta ndërroi jetë pas komplikimeve në zemër, që për fat të keq nuk mundi ta kalojë si sfidë.

Ajo fitoi 5 kampionate dhe 3 Kupa të Shqipërisë në basketboll. Më pas, Gjeta, vijoi kontributin e saj në Federatën Shqiptare të Pingpongut si Sekretare e Përgjithshme dhe më pas në të njëjtin rol në Federatën Shqiptare të Notit.

He ishte pikërisht federata e notit ajo e cila bëri të ditur lajmin përmes një postimi në faqen zyrtare, ku i shprehu ngushëllimet familjarëve për këtë humbje të madhe.

Postimi i Federatë Shqiptare të Notit

“Hyrmete Gjeta, një nga figurat e njohura të Sportit Shqiptar u nda sot (dje) nga jeta.

Znj. Gjeta ka qenë kampionia e Basketbollit e cila fitoj 5 Kampionate dhe 3 Kupa të Shqipërisë.

Kontributi i saj më pas vijon si Sekretare e Përgjithshme e Federatës Shqiptare të Pinpongut  e më pas  si Sekretare e Përgjithshme e Federatës së Notit.

Federata Shqiptare e Notit  shpreh ngushëllimet e sinqerta për familjarët, miqt e  të afërmit e znj.GJETA”

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco