Skandali me bilancet, Juventus rrezikon përjashtimin nga kampionati

Skandali me bilancet, Juventus rrezikon përjashtimin nga kampionati

11:11, 24/12/2022

Juventusi po dridhet dhe në rast se procesi i fitimeve kapitale rihapet, mund të rrezikojnë edhe përjashtimin nga kampionati. Siç raporton “Corriere dello Sport” , në seancën e 20 janarit të ardhshëm, Prokurori Federal ka të ngjarë të akuzojë bardhezinjtë për shkeljen e neneve të kodit të drejtësisë dhe duke shtuar akuzat e ndryshme, klubi i Juventusit do të rrezikonte një gjobë të konsiderueshme, por edhe përjashtim nga kampionati.

Rregullat

Dënimet mund të vendosen edhe në sezonin aktual dhe duke parë rregulloren, parashikohet përjashtimi nga kampionati në rast se provohen fitime kapitale fiktive që kanë shërbyer për falsifikimin e pasqyrave financiare për marrjen e licencës kombëtare nga Covisoc dhe "drita jeshile" për t'u regjistruar në Serinë A.

Jo vetëm Juventus

Përveç klubit të Juventusit, siç dihet, janë përfshirë edhe Empoli, Genoa, Novara, Parma, Pescara, Pisa, Pro Vercelli dhe Sampdoria, të cilët do të duhet t'i përgjigjen akuzave me kusht që të rihapet gjyqi.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco