Bota e futbollit në ankth për gjendjen e ish-sulmuesit të famshëm italian

Bota e futbollit në ankth për gjendjen e ish-sulmuesit të famshëm italian

09:20, 24/12/2022

Gjendja shëndetësore e Gianluca Viallit po mban në ankth familjen e tij dhe gjithë botën e futbollit. Ish-kreu i delegacionit të Kombëtares së Italisë, detyrë nga e cila u largua përkohësisht, ndodhet ende në Londër, në spitalin Royal Marsden, një institucion që e ndjek që nga viti 2017, pra që kur Vialli u sëmur me kancer në pankreas.

Ish –sulmuesi italian ndodhte në kryeqytetin e Anglisë me bashkëshorten e tij Cathryn dhe së shpejti edhe me motrën e tij Mila, e cila u largua nga Cremona për t’u bashkuar me vëllanë e saj dhe për të kaluar Krishtlindjet me të.

Informacionet mbi gjendjen e Viallit janë të cunguara, por situata duket mjaft e rëndë dhe delikate.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco