Refuzohet kërkesa e Barcelonës për Robert Lewandowskin

Refuzohet kërkesa e Barcelonës për Robert Lewandowskin

22:18, 23/12/2022

Gjykata e Arbitrazhit Sportiv ka refuzuar ankesën e Barcelonës lidhur me vendimin për pezullimin e Robert Lewandowskit me 3 ndeshje.

Sulmuesi polak u ndëshkua në ndeshjen e fundit të Barcelonës përpara pushimit të Kupës së Botës, kundër Osasunas, më 8 nëntor.

Lewandowskit iu dha kartoni i dytë i verdhë nga gjyqtari Jesus Gil Manzano, pas gjysmë ore lojë.

Pas rishikimit nga RFEF dhe La Liga të raportit të Manzanos pas ndeshjes, ata zgjodhën të rrisin pezullimin e Lewandowskit në tre ndeshje për shkak të gjesteve të 34-vjeçarit ndaj gjyqtarit, që u konsideruan si ofenduese.

Pavarësisht se Lewandowski tha se gjesti i tij nuk kishte të bënte me gjyqtarët, Komiteti i Garave të La Ligas nuk ndryshoi vendim.

Ankesa fillestare e Barcelonës në Komitetin e Apelit të RFEF ishte e pasuksesshme, duke i shtyrë ata të shkonin në CAS me shpresën për të anuluar vendimin ose të paktën për të zbutur vendimin.

Megjithatë, CAS ka vendosur që dënimi me tre ndeshje i sulmuesit do të qëndrojë, ka raportuar “Mundo Deportivo”.

Si rezultat, Lewandowski do t’i mungojë Barcelonës në ndeshjet kundër Epsanyolit, Atletico Madridit dhe Real Betisit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco