VIDEO/ Gallatasarai fiton me vështirësi ndaj ekipit të shqiptarëve

VIDEO/ Gallatasarai fiton me vështirësi ndaj ekipit të shqiptarëve

21:09, 22/12/2022

Skuadra prestigjioze e Gallatasarait, triumfoi me rezultatin 1-0 ndaj Ankara Keciorengucçu, në sfidën e vlefshme për Kupën e Turqisë.

Edhe pse me shumë yje si Muslera, Torreira, Mata, Rashica, Seferoviç, Mertens etj, Skuadra elitare turke, vuajti shumë përballë ekipit të Bardhit, Marës dhe Balajt.

Për të gjetur golin e avantazhit, Gallatasarai do të priste minutën e 82-të, kur Gomis, shënoi me portën e boshatisur pas asistim të Akturkoglu.

 

 

Si Bardhi ashtu dhe Mara, dy ishët e Superiores, e nisën nga stoli këtë duel.

Bardhi u aktivizua në minutën e 69-të, ndërkohë që Mara në të 87-të.

Për sa i përket Balajt, sulmuesi shkodran nuk ishte i disponueshëm për këtë sfidë.

Vlen të theksohet fakti, se pavarësisht se një ndeshje Kupë dhe kundërshtari ishte i një kategorie më poshtë, tifozët e Gallatasarait e kishin mbushur plot stadiumin.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco