Formacionet zyrtare/ Manchester City-Liverpool, Guardiola dhe Klopp zgjedhin titullarët

Formacionet zyrtare/ Manchester City-Liverpool, Guardiola dhe Klopp zgjedhin titullarët

20:39, 22/12/2022

 

Pep Guardiola dhe Jurgen Klopp kanë zgjedhur titullarët e duelit Manchester City-Liverpool, i vlefshëm për një biletë në çerekfinalet e EFL Cup.

Trajneri spanjoll i ka besuar një fanellë titullari në sulm 20-vjeçarit Cole Palmer, ndërsa mes shtyllave të kampionëve në fuqi të Anglisë do të luajë gjermani Stefan Ortega.

Modifikime edhe në formacionin e “The Reds”. Klopp ka zgjedhur “veteranin” James Milner në krahun e djathtë të mbrojtjes, teksa do e nisë nga minuta e parë në mesfushë edhe 18-vjeçari Stefan Bajcetic.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco