Partizani e mbyll në krye vitin 2022, renditja e Superligës

Partizani e mbyll në krye vitin 2022, renditja e Superligës

19:36, 22/12/2022

Ndeshjet e sotme në Kategorinë Superiore kanë mbyllur sfidat e javës së 15-të, por edhe kanë ulur siparin për vitin kalendarik të futbollit të elitës në vendin tonë.

Sfida të cilat kanë konfirmuar se gjithçka do të jetë e hapur në tabelën e klasifikimit kur kampionati të kthehet në janar.

Renditja sheh Partizanin të parin të shkëputur nga Tirana dhe ndjekësit e tjerë.

Por ndërkohë fitorja e sotme e Egnatias ndaj Kastriotit i ka siguruar rrogozhinasve vendin e tretë në klasifikim, që pakkush e kishte menduar në fillim të sezonit.

Më pas vjen Erzeni, i cili mori vetëm një pikë ndaj Bylisit, duke siguruar 22 pikë në 15 javët e para, po aq sa Vllaznia e cila iu kthye fitoreve ndaj Teutës me një goleadë që i mungonte prej kohësh.

Kjo do të bëjë më të ngjeshur luftën për Europën, por edhe atë për fundin e klasifikimit ku vetëm 4 pikë ndajnë vendin e fundit që mbahet nga Teuta me Kastriotin që është jashtë zonës së ftohtë në vendin e shtatë.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco