Fanella me numrin 7 është gati, pritet vetëm zyrtarizimi mes Al Nassr dhe Ronaldos

Fanella me numrin 7 është gati, pritet vetëm zyrtarizimi mes Al Nassr dhe Ronaldos

19:02, 22/12/2022

Duket se i ka ardhur fundi telenovelës për të ardhmen e Cristiano Ronaldos. Pesë herë “Topi i Artë”, tashmë është gati të udhëtojë drejt Arabisë për t’u bërë pjesë e Al Nassr, dhe të veshë fanellën me numrin 7.

Sipas spanjolles “AS”, tashmë nuk ka më dyshime. Gjithçka u përcaktua në një takim mes agjentit të lojtarit dhe drejtuesve të klubit arab që u zhvillua ditën e martë. Marrëveshja mes Al Nassr dhe Cristiano Ronaldos mund të zyrtarizohet në orët e ardhshme me këtë të fundit që do të hedhë të zezën mbi të bardhë.

Nuk ka akoma të dhëna të sakta për pagën e ish-sulmuesit të Manchester United. Megjithatë nuk duket se do të arrijë në shifrën e 200 milionë euro në sezon, aq sa ishte raportuar javë më parë. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco