Në Serbi tërbohen nga veprimi i Zlatan Ibrahimoviç

Në Serbi tërbohen nga veprimi i Zlatan Ibrahimoviç

18:41, 22/12/2022

Sinisha Mihajlovic ndërroi në moshën 54-vjeçare si pasojë e leukemisë.

Varrimi u bë në Romë dhe në lamtumirën e fundit të pranishëm ishin një numër i madh i personaliteteve të njohura të futbollit.

Mirëpo, shumëkujt i ra në sy detaji se nuk ishte Zlatan Ibrahimovic.

Edhe pse Mihajloviç nuk e priti aq mirë Ibrahimoviçin kur mbërriti në Itali rreth 20 vjet më parë, me kalimin e kohës mes tyre lindi një miqësi e madhe.

Kjo i tronditi shumë në Serbi. Në letrën e lamtumirës, vëllai i Mihajlovic, Drazen, e thumboi direkt Ibrahimovic.

“Falenderojmë edhe ata që vëllai im i konsideroi si miq të mëdhenj, të cilët nuk ishin në varrim dhe nuk i shprehën ngushëllime familjes. Të mbetet në nderin e tyre”, shkruan Drazen.

Për këtë arsye, në Serbi po e urrejnë të gjithë Zlatan Ibrahimovic.

Në ditët kur familja i dha lamtumirën Mihajlovic, suedezi po shijonte ndeshjet e Botërorit në Katar.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco