Vllaznia shpërthen ndaj Teutës në ‘Loro Boriçi’

Vllaznia shpërthen ndaj Teutës në ‘Loro Boriçi’

18:04, 22/12/2022

Vllaznia i ka dhënë fund krizës së rezultateve teksa ka gjetur tre pikët në ndeshjen e fundit të vitit 2022 duke mundur me shifrat 4-0 skuadrën e Teutës në “Loro Boriçi”.

Shkodranët kishin tre ndeshje radhazi pa fitore, por edhe pa gjetur rrugën e rrjetës, por i kanë gjetur të gjitha në sfidën e sotme, duke iu bashkuar grupit të skuadrave që luftojnë për zonën  e Europës e jo vetëm.

Pavarësisht minutave të para të mira të Teutës, Vllaznia gjeti golin me aksionin e parë të rrezikshëm, duke shënuar me Hakajn, gjë që ia bëri më të thjeshtë ndeshjen.

Mala më pas fitoi penallti dhe Kaina shënoi nga pika e bardhë duke vendosur nën trysni Teutën që nuk ia doli më të gjejë hapësira për të rrezikuar Zogoviç.

Një tjetër penallti e fituar nga Mala dhe e transformuar nga Hoxhaj, si dhe kartoni i kuq i Kotobellit, vulosën fatin e kësaj sfide.

Në fund, Kaina plotësoi dygolëshin personal për të çuar shifrat në 4-0, duke i dhënë shkodranëve tre pikë të rëndësishme për klasifikimin, teksa kthejnë përsëri në fundin e renditjes skuadrën durrsake.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco