Dëmtohet Keidi Bare, ndrydh kyçin e këmbës

Dëmtohet Keidi Bare, ndrydh kyçin e këmbës

17:27, 22/12/2022

Keidi Bares duket se nuk po i ndahen dëmtimet. Mesfushori i Kombëtares shqiptare është detyruar të largohet nga fusha duke çaluar dhe i ndihmuar nga asistentët e stafit mjekësor, pasi nuk ka mundur të ecë, në ndeshjen e Kupës që Espanjoli zhvilloi kundër Atletiko Pasos.

Një duel në një fushë të vështirë dhe me një pjesë të parë të pakëndshme që u mbyll 0-0.

Trajneri Diego Martinez u shpëtua nga një gol i Melamed në pjesën e dytë, por iu desh të shihte edhe dëmtimin e shqiptarit.

Në minutën e 70-të, Bare, pasi ishte ndëshkuar disa minuta para me karton të verdhë, u dëmtua rastësisht gjatë një kërcimi.

Mesfushori ka ndrydhur kyçin e këmbës kur ka rënë në tokë, gjatë një dueli ajror me një lojtar kundërshtar, dhe nuk ka mundur që të vazhdojë më.

Kjo shihet një pengesë e rëndësishme 11 ditë përpara derbit që Espanjoli ka në “Camp Nou”.

Në ditët në vijim do të mësohet edhe shkalla e ndrydhjes së kyçit të Bares dhe sa kohë do të rrijë jashtë fieraku.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco