FOTO/ Messi kampion bote, imazhi tani në një kartmonedhë!

FOTO/ Messi kampion bote, imazhi tani në një kartmonedhë!

17:03, 22/12/2022

Lionel Messi dhe Argjentina e tij bënë historinë, duke fituar Botërorin në Katar, i treti në historinë e Albiceleste-s. Në vendin e tij po mendojnë ende si të gjejnë mënyrën për ta festuar këtë arritjes sic duhet, duke e përjetësuar për ta bërë për të paharrueshme. Zërat e fundit flasin madje për mundësinë e emetimit të një bankënote, kartëmonedhe prej 1000 pesos me fytyrën e 7 herë Topit të Artë.

Sipas një publikimi të El Financiero, funksionarët e Bankës Kombëtare të Argjentinës, po vlerësojnë mënyrat për të përkujtuar arritjen historike të skuadrës në Botërorin e Katar. Një hipotezë do të bënte që imazhi i Messit të stampohej në një kartëmonedhë prej 1000 pesos. Ky i detyrohet faktit se edhe prerja e kartmonedhës nis me 10 numrin e kapitenit të Kombëtares.

Gjithsesi nuk do të jetë vetëm Messi në bankonotë. Në fakt duket se nga pas do të jetë shkrimi “La Scaloneta”, pra epiteti i të gjithë skuadrës që vjen nga emri i trajnerit Lionel Scaloni. Mbetet për tu parë nëse do të realizohet vërtet një ide unike që po ju pëlqen që tani të gjithëve në Argjentinë.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco