'E dha fjalën përpara finales', në Francë zbulojnë të ardhmen e Messit

'E dha fjalën përpara finales', në Francë zbulojnë të ardhmen e Messit

13:33, 22/12/2022

Leo Messi nuk ka ndërmend të ndahet me kombëtaren e Argjentinës dhe as me PSG-në. “Pleshti” po luan sezonin e dytë me kampionët e Francës. Kontrata i përfundon në verë, në “Camp Nou” shpresojnë rikthimin e idhullit të tyre, por kampioni i botës nuk do largohet nga Parisi.

Le Parisien raporton se drejtuesit e PSG-së kanë gjetur gjuhën e përbashkët me babanë e Leos, njëkohësisht agjenti i tij, për të rinovuar deri në verën e vitit 2024. “Do të vendos për të ardhmen pas Kupës së Botës”, u shpreh 35-vjeçari përpara fillimit të Botërorit.

E përditshmja franceze shkruan se bisedimet kanë nisur prej kohësh dhe marrëveshja e rinovimit me një tjetër vit u arrit në mesin e Katar 2022. Familja është përshtatur për mrekulli në kryeqytetin francez dhe PSG i mundëson yllit argjentinas garimin në nivele të larta.

Pasi realizoi ëndrrën për të fituar Kupën e Botës me Argjentinën e tij, Messi synon t’i dhurojë PSG-së edhe trofeun e parë të Champions League. Skuadra e Galtier do të përballet me Bayern Munchen për një biletë mes tetë ekipeve më të mira europiane.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco