Ndërron jetë në moshën 31 vjeçare ylli i futbollit amerikan

Ndërron jetë në moshën 31 vjeçare ylli i futbollit amerikan

13:12, 22/12/2022

Ylli i futbollit amerikan Ronnie Hillman ka ndërruar jetë në moshën 31-vjeçare si pasojë e një tumori në veshka.

Hillman vdiq pas vetëm disa muajsh lufte me një lloj të rrallë të tumorit në veshka. Ai u diagnostikua me një tumor në gusht dhe i famshmi “Rraping back” humbi luftën për jetën mbrëmë, raportuan mediat amerikane.

"Ronnie ndërroi jetë në qetësi. Si familje, ne jemi mirënjohës për lutjet dhe fjalët tuaja të mira", tha familja e tij në një deklaratë.

Hillman u transferua  në ekipin e Denverit direkt nga Kolegji San Diego në vitin 2012 dhe ishte një nga lojtarët kryesorë për titullin kampion të NFL në 2016, kur shënoi shtatë "touchdowns" gjatë sezonit.

Vetëm pak muaj pas fitimit të titullit, Hillman u largua nga Denveri dhe më pas në sezonin pasardhës shkoi te Minesota, San Diego dhe Dallas, pas së cilës përfundoi karrierën e tij në moshë 26 vjeçare.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco