Derbi për kreun, Tirana dhe Partizani publikojnë formacionet zyrtare

Derbi për kreun, Tirana dhe Partizani publikojnë formacionet zyrtare

18:51, 21/12/2022

Tirana dhe Partizani përballen sot në kryeqytet në një ndeshje të ethshme e cila vendos për kreun e renditjes së Superiores në fund të vitit 2022.

Bardheblutë ndjekin në renditje dhe do të kërkojnë me çdo kusht që të rimarrin vendin e parë.

Por ata nuk janë në formën më të mirë pasi duhet të improvizojnë me mungesa të rëndësishme në prapavijë.

Kështu, trajneri Shehi ka vendosur të improvizojë me kthimin përsëri të Aleksit mbrapa, teksa konfirmon një rreshtim shumë ofensiv përpara me Kallakun e Limajn në mbështetje të Hasanit, Xhixhës e Patrik.

Kurse te Partizani, janë Hoti, Cara dhe Skuka përpara nga minuta e parë, teksa ka një lëvizje të rëndësishme në rreshtimin e të kuqve.

Alban Hoxha kthehet përsëri titullar në radhët e të kuqve pikërisht në derbi, pasi kishte humbur vendin e tij ndaj Rexhepit.

Formacionet zyrtare

Tirana: Bekaj, Lulaj, Najdovski, Aleksi, Ismailgeci, Deliu, Limaj, Kallaku, Hasani, Patrik, Xhixha

Trajner: Orges Shehi

Partizani: Hoxha, Buxhelaj, Bitri, Sota, Hadroj, Rrapaj, Matondo, Murataj, Hoti, Cara, Skuka

Trajner: Xhovani Kolela

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco