Sulmuesi Lionel Messi, 35 vjeç, u prit si hero teksa u kthye në shtëpinë e tij në Rosario pasi udhëhoqi Argjentinën drejt titullit të Kupës së Botës.
Messi u kthye në vendlindjen e tij për herë të parë që nga ngritja e trofeut të Kupës së Botës të dielën, pasi u detyrua të evakuonte paradën e fitores më herët gjatë ditës për shkak të shqetësimeve të sigurisë.
Pas paradës, Messi u kthye me helikopter nga Buenos Aires në Rosario (rreth 300 kilometra larg), përpara se të shfaqej në një makinë të drejtuar nga gruaja e tij Antonella Roccuzzo teksa po shkonin në shtëpi.
This is how Messi was received minutes ago at his home in Rosario.
— All About Argentina 🛎🇦🇷 (@AlbicelesteTalk) December 20, 2022
🗣️ “Thank you Lio, Thank you Lio.”
pic.twitter.com/wWROPZkm9l
Pas mbërritjes së tij, Messi u përshëndet nga qindra tifozë duke brohoritur "Dale Campeon", që përkthehet në "Le të shkojmë kampionë". Në një moment sulmuesi argjentinas zbriti nga makina dhe nisi të bënte foto me tifozët e vendlindjes së tij të cilët ishin mjaft të entuziazmuar nga prania e tiJ.
Es el campeón del mundo, el mejor del planeta, y se toma todo el tiempo para firma autógrafos. Leo Messi y su llegada a Rosario. 🐐🇦🇷 pic.twitter.com/3S2FAGgajo
— SportsCenter (@SC_ESPN) December 21, 2022
Messi ka lindur në Rosario dhe gjithashtu e filloi karrierën e tij futbollistike duke luajtur për Newell's Old Boys në atë qytet.
Ai u transferua në Barcelonë në vitin 2001 kur ishte 13 vjeç dhe në klubin spanjoll bëri emër si një nga lojtarët më të mëdhenj në botë.
Messi, tani te Paris Saint-Germain, ende bën udhëtime të rregullta në Rosario dhe shtëpinë e tij në një pronë private në Kentaki në Funes.
© SYRI.net
Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti: