Hyri në fushë dhe e çmendi Messin! Zbulohet se si Nusret arriti të prekë Kupën e Botës

Hyri në fushë dhe e çmendi Messin! Zbulohet se si Nusret arriti të prekë Kupën e Botës

09:47, 20/12/2022

Argjentina arriti fundin e lumtur në Botërorin e zhvilluar në Katar.

Pas ndeshjes finale të luajtur kundër Francës,  një ngjarje ku protagonist ishte kuzhinieri i njohur Nusret Gökçe u bë virale në rrjete sociale. 

Ndërkohë që në deklaratën në faqen zyrtare të FIFA-s thuhej se Kupën e Botës  mund ta preknin vetëm futbollistët, komitetet teknike dhe krerët e shteteve, hyrja në fushë e Nusret Gökçes dhe prekja e trofeut i habiti të gjithë. 

Por si arriti kuzhinieri i njohur të thyejë këto rregulla?

Thuhet se Gökçe një miqësi të mirë me presidentin e FIFA-s dhe ai ka përdorur këtë lidhje, për të realizuar ëndrrën e tij.

Nusret Gökçe, i cili ishte ndër emrat e famshëm që ndoqën ndeshjen nga tribuna, ka zbritur në fushë me fishkëllimën e fundit të ndeshjes ku gjithashtu dhe komunikimi i tij me Messin tërhoqi vëmendje të madhe. 

Në momentet që u pasqyruan live në ekranet, u pa teksa Messi refuzon Nusret Gökçes, i cili ky i fundit kap për krahu yllin argjentinas dhe këmbëngul për të realizuar foton e tij me yllin argjentinas.

 Megjithatë, në një moment, ndoshta pak më vonë, ai ia del mbanë dhe ka foton e tij të lakmuar me MVP-në argjentinase të Botërorit. 

Gjuhët e këqija, megjithatë, përsëri komentojnë se rezultati përfundimtar ishte produkt i mirësjelljes dhe jo miqësisë së vërtetë, siç do të donte të shfaqej shefi turk.(lexo këtu)

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco