Video/ Messi refuzon për foto kuzhinierin e famshëm Nusret, komunikimi i tyre bëhet viral

Video/ Messi refuzon për foto kuzhinierin e famshëm Nusret, komunikimi i tyre bëhet viral

11:38, 19/12/2022
A+ Aa A-

Të gjithë sytë ishin te Lionel Messi pas ndeshjes në Argjentinë, i cili fitoi Kupën e Botës duke mposhtur Francën në një seri penallti. 

Ndërsa interesimi i madh u shfaq për yllin argjentinas, i cili kompletoi edhe pjesën e munguar në koleksionin e tij, veprimet e Nusret Gökçe ndaj yllit argjentinas u bënë ngjarje.

Nusret Gökçe, i cili është ndër emrat e famshëm që e kishte ndjekur ndeshjen nga tribuna, ka zbritur në fushë me fishkëllimën e fundit të ndeshjes dhe komunikimi i tij me Messin tërhoqi vëmendje të madhe.

Në momentet që u pasqyruan live në ekranet, u pa teksa Messi refuzon Nusret Gökçes, i cili ky i fundit kap për krahu yllin argjentinas dhe këmbëngul për të realizuar foton e tij me yllin argjentinas.

 Megjithatë, në një moment, ndoshta pak më vonë, ai ia del mbanë dhe ka foton e tij të lakmuar me MVP-në argjentinase të Botërorit. 

Gjuhët e këqija, megjithatë, përsëri komentojnë se rezultati përfundimtar ishte produkt i mirësjelljes dhe jo miqësisë së vërtetë, siç do të donte të shfaqej shefi turk.

 

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco