Lajmi i fundit

LIVE/ Qytetarë të shumtë protestojnë në Kakome

Probleme me zemrën? Joel Doukouo kalon me sukses testet mjekësore, gati për Teutën!

Probleme me zemrën? Joel Doukouo kalon me sukses testet mjekësore, gati për Teutën!

22:05, 17/10/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Teuta ka zyrtarizuar afrimin e sulmuesit të ri afrikan, Joel Doukouo, i cili ka kaluar me sukses të gjitha testet mjekësore dhe është gati të bashkohet me skuadrën durrsake. Pas kontrolleve të hollësishme dhe aprovimit nga Komisioni i Mjekësisë Sportive pranë FSHF-së, 22-vjeçari nga Bregu i Fildishtë është shpallur plotësisht i aftë për të luajtur futboll në mënyrë të rregullt. Klubi i Teutës i ka uruar mirëseardhje dhe shumë suksese në aventurën e tij të re në Kategorinë Superiore.

“Klubi i Futbollit Teuta dëshiron të informojë opinionin publik në lidhje me transferimin e sulmuesit Lorougnon Joel Doukouo.

Futbollisti 22-vjeçar ka kaluar me sukses të gjitha testet mjekësore dhe gëzon shëndet të plotë. Joel kishte pasur më herët një shqetësim në zemër, për të cilin iu nënshtrua me sukses një ndërhyrjeje kirurgjikale.

Pas ekzaminimeve të detajuara, mjekët specialistë kanë dhënë garanci të plota se ai mund të ushtrojë aktivitetin sportiv pa asnjë pengesë.

Gjithashtu, Komisioni i Mjekësisë Sportive pranë Federatës Shqiptare të Futbollit ka dhënë dritën jeshile, duke konfirmuar se Joel Doukouo, nga Bregu i Fildishtë, është plotësisht i aftë për të luajtur futboll në mënyrë të rregullt.

Klubi ynë i uron mirëseardhje Lorougnon Joel Doukouo dhe i dëshiron shumë suksese me fanellën blu të Teutës.”

© SYRI.net

Lexo edhe:

Më të lexuarat
Denonco