Merret vendimi për Superligën Evropiane

Merret vendimi për Superligën Evropiane

11:59, 15/12/2022

UEFA e fitoi çështjen. Në konflikt me disa klube si (Real, Barça dhe Juve) që dëshirojnë të nisin Superligën shumë të debatuar, organi drejtues evropian ka parë që Avokati i Përgjithshëm i Gjykatës Evropiane të Drejtësisë të vendosë në favor të UEFA-s në këtë rast.

Një vendim që UEFA e mirëpret, një betejë e fituar në “misionin e saj për të qeverisur futbollin evropian, për të mbrojtur futbollin dhe për të zhvilluar lojën në të gjithë Evropën.

Vendimi nuk është detyrues, por thotë që, edhe pse Superliga është e lirë të krijojë kompeticionin e saj, nuk mund të vazhdojë nën ombrellën e FIFA-s dhe UEFA-s pa autorizim paraprak.

Përveç kësaj, këtë të enjte u konstatua se FIFA dhe UEFA nuk kanë abuzuar me pozitën e tyre dominuese në garat evropiane të futbollit, duke bllokuar krijimin e një turneu alternativ, Superligës, me kërcënimin e sanksioneve.

Turne të cilin Real Madridi e mbështet edhe sot, bashkë me Barcelonën dhe Juventusin.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco