Lajmi i fundit

E rëndë në Korçë, motori i babait zë poshtë djalin 2 vjeç

Renditja e IFFHS/ Partizani mes 300 ekipeve më të mira të globit, ja kush është klubi shqiptar i momentit

Renditja e IFFHS/ Partizani mes 300 ekipeve më të mira të globit, ja kush është klubi shqiptar i momentit

12:22, 14/12/2022

Shoqata Ndërkombëtare e Historisë dhe Statistikave (IFFHS) ka publikuar së fundmi renditjen e 300 klubeve më të mira në botë.

Bie në sy vendi i parë, që nuk është një klub europian, por Flamengo, i cili po dominon në Brazil dhe në Amerikën Latine.

Ndërkohë, në vendin e dytë vjen një klub anglez, Liverpooli, që ndiqet nga Palmeriras.

Kampionët e Europës, Real Madrid, renditen të katërtit. Më pas ndjekin klube si Chelsea, Manchester City, Benfica, Leipzig, Bayern Munchen dhe Porto.

Asnjë klub italian nuk renditet në dhjetëshen e parë, por Serie A mund të krenohet me faktin që ka 8 ekipe në 100 më të mirat, teksa vetëm Brazili (12) ka më shumë se ata.

Kjo renditje i përket formës që skuadrat kanë paraqitur deri më 30 nëntor, para se të ndaleshin kampionatet për shkak të nisjes së Botërorit.

Sipas IFFHS, Ballkani është klubi shqiptar më i mirë i momentit.

Kujtojmë që “Dardanët” u kualifikuan në Ligën e Konferencës dhe po korrin suksese të njëpasnjëshme në kampionat.

Skuadra e Ilir Dajës renditet e 160-ta, ndërsa ish-ekipi i tij, Partizani, është në vendin e 260-të.

Më pas ndjek Shkëndija me 18 vende më poshtë dhe Drita e 289-ta.

Interesant është fakti që Kosova ka dy klube në 300 më të mirët e globit, duke lënë pas Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut me nga një.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco