Dhimbje koke për Mourinhon, sulmuesi italian dëmtohet sërish

Dhimbje koke për Mourinhon, sulmuesi italian dëmtohet sërish

10:25, 14/12/2022

Lajme jo të mira për Romën, një tjetër lojtar dëmtohet. Vazhdojnë problemet për Andrea Belotti i cili u dëmtua në ndeshjen e fundit të Romës në kampionat, pikërisht asaj kundër Torinos.

Siç raporton e përditshmja “Corriere dello Sport”, 28-vjeçari rifilloi dje stërvitjen e tij me verdhekuqtë pasi la pas dëmtimin. Megjithatë ai u detyrua të ndalonte përsëri sepse ndjeu dhimbje dhe nuk mund të vazhdonte më. Pas kontrolleve mjekësore të së dielës, ish-sulmuesi i Torinos dukej gati, por gjërat nuk shkuan siç duhej.

Belotti pasi përfundoi praktikisht rrugën e tij drejt rikuperimit shpresoi rikthimin në fushat e lojës. Megjithatë në vend të kësaj, atij do t’i duhet ende të vazhdojë rrugën e rikuperimit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco