Tani që Kroacia u eleminua ndoshta ka pak rëndësi por një video që po qarkullon në rrjet orët e fundit mund ta njollosë sado pak imazhin e skuadrës ballkanase që këtë botëror fitoi zemrat e shumë njerëzve.
Pas fitores ndaj BraziIit në çerekfinale, lojtarët e ekipit të Dalic kanë festuar të gjithë së bashku por duke kënduar këngët e një autori dhe kompozitori i njohur për prirjet e tij naziste.
Ata dëgjohet teksa të gjithë bashkë këndojnë këngën e Marko Perkovic, këngë që i referohet regjimit "Herceg-Bosna" i njohur si projekt kriminal nga Gjykata e Hagës.
‘Për boshnjakët, Herceg-Bosna (termi i përdorur në këngë) simbolizon: kampet e përqendrimit, përdhunimet, torturat, punën e skllevërve, persekutimin, vrasjet…’ është mbishkrimi i videos së publikuar.
For Bosniaks, Herceg-Bosna (the term used in song) symbolizes: concentration camps, rapes, torture, slave labour, persecution, killings…
— BiHFootball (@BiHFootball) December 12, 2022
This is so sad @HNS_CFF pic.twitter.com/esElnElONN
© SYRI.net
Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti: