A do ta shohim më me Portugalinë? Ronaldo ka një kusht për të qëndruar në kombëtare

A do ta shohim më me Portugalinë? Ronaldo ka një kusht për të qëndruar në kombëtare

20:15, 13/12/2022

Kapiteni i Portugalisë, Cristiano Ronaldo, është gati të luajë me kombëtaren në kualifikueset për Kampionatin Evropian 2024, sipas gazetës “Correo da Manha”.

Ronaldo, kujton gazeta portugeze, në shkurt të vitit të ardhshëm do të mbushë 38 vjeç, por ende nuk e ka thënë fjalën e fundit në lidhje me fanellën e kombëtares.

Ai e mbylli në lot Botërorin aktual në Katar pasi u eliminua nga Maroku në çerekfinale të turneut.

Portugezi së shpejti do të bëjë të ditur se ku do ta vazhdojë karrierën pasi që para fillimit të Botërorit ndërpreu kontratën me Manchester United.

Image

Javët e kaluara mediat shkruanin se ai do të nënshkruajë kontratë me Al-Nassr nga Arabia Saudite.

Sipas të njëjtave burime, Ronaldo dëshiron ta mbyllë karrierën e tij në kombëtare në fund të Kampionatit Evropian të vitit 2024.

Një nga kushtet për të qëndruar në kombëtare është, siç thuhet, largimi i Fernando Santos nga posti i trajnerit dhe ardhja e Jose Mourinhos në postin e tij.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco