Ibrahimovic: Çdo ditë po bëhem më mirë, më mungon fusha e lojës

Ibrahimovic: Çdo ditë po bëhem më mirë, më mungon fusha e lojës

13:34, 13/12/2022

Zlatan Ibrahimovic mezi po pret të rikthehet në fushën e lojës dhe të jetë në dispozicion të Milanit dhe Stefano Piolit. Megjithatë, sulmuesi suedez nuk dëshiron të nxitohet dhe po ndjek me përpikmëri etapat e caktuara nga mjekët për t’u rikthyer nga dëmtimi.

“Jam duke ndjekur protokollin e rikuperimin dhe çdo ditë që kalon po përmirësohem. Milanit i mungon Ibra dhe Ibrës i mungon skuadra. Të jesh në fushën e lojës është diçka krejt ndryshe. Adrenalina, publiku, aroma e barit, duelet, të ndihesh i gjallë brenda fushës, kjo është ajo që më mungon”, u shpreh fillimisht Zlatan në intervistën e tij dhënë për Sportmediaset.

Për një lojtar si Ibrahimovic është shumë e vështirë të qëndrosh jashtë fushës, por ai e di shumë mirë se e vetmja mënyrë për t’u rikthyer në majë është t’i japë kohë trupit për të rifituar formën.

Kur ndalesh në futboll është e pamundur që të gjitha ndjesitë që të ofron fusha t’i gjesh diku tjetër që siç kam thënë edhe herë të tjera janë shumë të vështira për t’i shpjeguar. Megjithatë, kur u operova mendova se rikthimi do të ishte edhe më i gëzueshëm dhe më i bukur. Për momentin nevojitet vetëm durim.”

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco