Lukaku rikthehet në stërvitje me Interin, Inzaghi ka një armë më shumë ndaj Napolit

Lukaku rikthehet në stërvitje me Interin, Inzaghi ka një armë më shumë ndaj Napolit

12:41, 13/12/2022

Një lajm i mirë vjen për Simone Inzaghin dhe për Interin e tij. Romelu Lukaku është rikthyer të stërvitet në grup pas disa ditëve punë të veçuar. Sulmuesi belg i është bashkuar grupit, së bashku me Andre Onana, një tjetër i larguar nga Kupa e Botës dhe kanë filluar stërvitjen nën urdhrat e Simone Inzaghit.

Romelu Lukaku ka munguar për kohën më të madhe të këtij sezoni deri më tani për Interin për shkak të dëmtimit. Megjithatë, tashmë objektivi është që të rikthehet më i fortë dhe të jetë më vendimtar për zikaltrit, njësoj si në dy sezonet e mëparshme kur ishte pjesë e ekipit.

Lukaku me Belgjikën zhvilloi një Botëror shumë zhgënjyes duke u aktivizuar pak dhe duke u skualifikuar që në fazën e grupeve. Tashmë me Interin, Lukaku kërkon një rilindje, diçka që e ka treguar se kur vesh fanellën zikaltar, belgu në shumë raste tregohet vendimtar.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco