'Leao nuk është lojtar mesatar', Ibra këshillon talentin e Milan: Qëndro dhe bëj hapin e madh!

'Leao nuk është lojtar mesatar', Ibra këshillon talentin e Milan: Qëndro dhe bëj hapin e madh!

12:22, 13/12/2022

Rafael Leao është një nga xhevahirët e Milan, teksa futbollisti portugez është shndërruar në një nga lojtarët më vendimtarë të kuqezinjve. E ardhmja e tij në Serie A është gjithnjë e më shumë në diskutim teksa shumë klube evropiane i janë vënë pas portugezit, kontrata e të cilit skadon në vitin 2024.

Mirëpo, një këshillë rreth të ardhmes, sulmuesit ia jep Zlatan Ibrahimovic me suedezin që thekson se Leao duhet të qëndrojë tek Milan pasi aty është i rëndësishëm ndryshe nga sa mund të ndodhë në një tjetër klub.

“Milan është klubi i duhur për Leaon, mjafton të shohësh sa shumë është rritur. Këtu tek ne është shumë i rëndësishëm, më thoni në çfarë klubi tjetër do të kishte këtë vëmendje? Në një klub tjetër, Leao do të duhej ta niste nga zero dhe do të rrezikonte shumë pasi jo gjithmonë karriera të shkon mbarë. Te Milan ka hapësirë, besim dhe liri që në një klub tjetër nuk do të ishin të garantuara.

Pastaj këtu është i lumtur dhe është lojtari që është rritur më së shumti. Edhe Theo është rritur, por Leao është i një tjetër niveli, nuk është lojtar mesatar. I mungon edhe një hap për t’u bërë një nga më të mirët, jam i bindur se këtë hap do ta hedhë në momentin kur të kuptojë më mirë aftësitë që zotëron. Ai ende nuk e di sa i fortë është dhe atëherë do t’i bëjë të gjithë të frikësohen. Por, nuk duhet të kënaqet asnjëherë me atë se çfarë arrin”, u shpreh Ibra.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco