Superkupa/ Tirana dhe Vllaznia 'përplasin brirët' për trofeun e parë sezonal

Superkupa/ Tirana dhe Vllaznia 'përplasin brirët' për trofeun e parë sezonal

11:50, 07/12/2022

Pas fazës së 1/8, Botërori që po zhvillohet në Katar do të marrë dy ditë pushim dhe spektakli do të spostohet në një tjetër vend, në “Air Albania” ku sot do të zhvillohet finalja e Superkupës së Shqipërisë duke startuar nga ora 19:00. 

 Tirana dhe Vllaznia do të përplasin brirët për herë të tretë në këtë sezon, ndërsa dy sfidat e para flasin për një barazim dhe një fitore të shkodranëve.

Megjithatë, një finale është një histori tjetër dhe Tirana si fituesja e më shumë trofeve të Superkupës dhe kampionia në fuqi e “Abissnet Superiore” kërkon të shtoj në koleksionin e saj një tjetër trofe. Vllaznia nga ana tjetër nuk ka qenë kurrë një kafshatë e lehtë, dhe fituesja e Kupës së Shqipërisë, dëshiron të kthehet në shkodër me gjithë trofeun.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco