Lajmi i fundit

LIVE/ Kuvendi i Shqipërisë në seancë plenare

Alarmoi të gjithë pas dëmtimit ndaj Italisë, Broja rinis stërvitjen me Çelsin

Alarmoi të gjithë pas dëmtimit ndaj Italisë, Broja rinis stërvitjen me Çelsin

17:22, 01/12/2022

Skuadra e Chelseat është rikthyer dje për të zhvilluar seancën e parë stërvitore në Kobham, me një grup të përzier mes lojtarëve të U-21 dhe atyre që nuk luajnë në Kupën e Botës. Të tillë si, Zhorzhinjo, Armando Broja, Ombamejang, Loftus-Çek apo Shalobah.

Kështu, trajneri Graham Potter po përpiqet që të ndryshojë disi formën fizike të lojtarëve që ka në dispozicion pasi kanë kaluar disa ditë pushim. Ajo që ka qetësuar kampin blu dhe është pritur me entuziazëm është rikthimi i Brojës.

Sulmuesi, i cili u lëndua gjatë ndeshjes miqësore që Shqipëria luajti me Italinë në mes të këtij muaji, por ai e ka kaluar këtë, dhe tani është kthyer me pjesën tjetër të shokëve të skuadrës, ndërsa përgatiten për fazën e tyre të ngrohtë përgatitore që do të zhvillohet në Abu Dabi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco