Lajmi i fundit

LIVE/ Qytetarët tubim në mbështetje të liderit të opozitës, Sali Berisha

Interi i tregon çmimin Tottenhamit për Dumfries

Interi i tregon çmimin Tottenhamit për Dumfries

10:09, 01/12/2022

Tek Interi janë të përgatitur për ta shitur holandezin Denzel Dumfries dhe presin të paktën 30 milionë euro për të.

Mbrojtësi dhe mesfushori i djathtë ka luajtur në tri ndeshjet për Kombëtaren e tij në Botërorin e Katarit, teksa Holanda ka shkuar në 1/8-ën e finales.

Ai po ashtu ka shënuar dy gola dhe ka tre asiste në 20 paraqitje për klubin këtë sezon në ndeshje në Serie A dhe Ligën e Kampionëve.

Sipas "Tuttosport", Dumfries është një lojtar që ka gjasa të shitet në janar apo në fund të sezonit në mënyrë që të rriten fonde dhe skuadra të përforcohet në pozicione të tjera.

Disa klube besohet se janë të interesuar për të, por Tottenhami i Antonio Conte është favoriti për të siguruar shërbimet e 26-vjeçarit.

Dumfries ishte blerë nga PSV Eindhoven në gushtin e 2021 për 14.25 milionë euro.

Kjo është arsyeja pse Interi dëshiron ta shesë atë të paktën 30 milionë euro qoftë në janar apo në verë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco